Instituti

Limak Airport Services Institute

 

Qëllimi

Qëllimi jonë është i fokusuar në mbështetjen e komunitetit, duke ndërtuar një kulture të organizatës drejt rezultateve pozitive, për të treguar se ne nuk jemi vetëm entitet biznesor, por jemi gjithashtu pjesë e komunitetit në të cilin operojmë. Kemi përgjetësi jo vetëm ndaj aksionarëve, por ne gjithashtu e ndajmë përgjegjësinë me palët e tjera të interesit në lidhje me vlerat e shoqërisë në organizatë dhe në komunitet.

 

Ideja

LKAN nuk ka kufinj në angazhimin e saj në Përgjegjësinë Shoqërore të Korporatës. Me të qenurit më afër shoqërisë, duke inkurajuar dhe mbështetur atë, ne përpiqemi të ndërtojmë një komunitet të fuqishëm dhe të promovojmë kompaninë efektivisht dhe në mënyrë efikase. Ne e ndjejmë një obligim të fortë të inkurajojmë rininë drejt një të ardhme më edukative.

Pasuria më e vlefshme që ka ky vend -rinia e saj, është arsyeja për themelimin e Limak Institutin për Shërbime të Aeroportit, i cili në mënyrë të vazhdueshme do të mbështet institucionet edukative në Kosovë siç është Universiteti publik i Prishtinës.

Ne do të bëjmë çdo përpjekje për t'u kujdesur për të zhvillimin profesional të studentëve të Limak ISA që ata të kenë rastin të bëhen stafi i kualifikuar i ambientit tonë biznesor.

 

Ne besojmë në përsosmëri!

LKAN Përgjegjësia Shoqërore e Korporatës zhvillon një grup të praktikave më të mira shoqërore, mjedisore, dhe komerciale dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik.

Këto vitet e fundit kanë qenë të mbushura me arritje në përgjegjësi shoqërore të korporatës. Vizioni jonë është përmbushur tej krahasimi duke mbështetur aktivitete të ndryshme të rinisë, edukimit dhe sportit nëpërmjet projekteve të ndryshme. 

Limak Instituti i Shërbimeve të Aeroportit është dizajn i suksesit, dhe një rrugë për të treguar se përsosmëria me të vërtetë ekziston.

Është vendosur në Limak Kosova Aeroporti Ndërkombëtar të mbështeten studentët e Universitetit të Prishtinës, të krijohet një prospekt për të qenë pjesë e një ndër kompanive më të suksesshme në Kosovë, dhe për të inkurajuar rininë duke treguar se suksesi krijohet vetëm prej përpjekjeve edukative dhe përkushtimit.

Limak Instituti për Shërbime të Aeroportit synon të mbështes studentët vendor për të zhvilluar më tutje aftësitë e tyre profesionale dhe akademike, drejt një të ardhme premtuese, dhe duke qenë pjesë e korporatës tonë, për të zhvilluar njohuritë biznesore. Përvoja të rëndësishme profesionale nga profesionistë nga Universitetit i Bosforit, dhe stafi i LKAN, me një mikëpritje të ngrohtë, sjell një përvojë të re praktike për studentët në një aeroport ndërkombëtar sikur Limak Kosova Aeroporti Ndërkombëtar.

We believe
in Excellence