Aplikimi

Fillojnë përgatitjet për gjeneratën e katërt: Studentët mund të aplikojnë nga data 15 shkurt

Filluan përgatitjet për edicionin e tretë të Institutit të Limak për Shërbime të Aeroportit, i bashkëorganizuar nga Limak, Instituti ENAC në Francë, Universiteti Bogazici, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Studentët mund të aplikojnë online duke plotësuar formën e aplikimit të vendosur në www.limakasi.com. Procesi i aplikimit hapet më 15 Shkurt 2018 dhe do të qëndrojë i hapur deri më 1 Mars 2018.

Përgjatë programit, studentëve u ofrohet një mundësi unike për certifikim të pranuar ndërkombëtarisht për menaxhim aeroportual nga Instituti ENAC ne France dhe Universiteti Bogazici ne Turqi. Pas certifikimit, studentët kanë mundësinë e të qenit pjesë e internship programeve me pagesë, në departamente të ndryshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe më të mirëve u ofrohet punësim.

Ku dhe kur mund të aplikoni?

Duke filluar prej datës 15 Shkurt deri më 1 Mars 2018, ju mund të aplikoni duke plotësuar formën online të aplikimit në www.limakasi.com. Luteni të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara dhe të dërgoni dokumentet bashkë me formë.

Kush mund të aplikojë?

Studentët që janë në vitin e fundit të studimeve bachelor të këtyre fakulteteve të Universitetit të Prishtinës:

- Fakulteti Ekonomik

- Fakulteti Juridik

- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

- Fakulteti i Shkencave Matematikë – Natyrore

- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Pse të aplikoni?

Limak ASI paraqet mundësinë më të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm profesional dhe akademik në fushën e shërbimeve të aeroportit. Programi ofronë mundësinë e pajisjes certifikatë në shërbime të aeroportit, e vlefshme në të gjitha shtetet Evropiane. Pas trajnimit, studentët vazhdojnë praktikën tre mujore në Aeroportin e Prishtinës dhe më të mirëve u mundësohet punësim. Gjatë programit, studentët marrin pjesë në një numër vizitash studimore në vend dhe jashtë.

Cka nevojitet për aplikim?

- Plotësimi i formës së aplikimit online;

- Kopje e skanuar e transkriptës së notave;

Pas aplikimit?

Studentët më të mirë marrin pjesë në testin e gjuhës angleze dhe atë të njohurive të përgjithshme, më 11 Mars 2018.

We believe
in Excellence