Aplikimi

Shënoni datën: Aplikimi për edicionin e pestë fillon më 1 prill 2019

Studentë, a jeni gati t’i jepni krahë karrierës!? Kemi kënaqësinë të ju informojmë se sapo kemi përfunduar të gjitha përgatitjet në lidhje me edicionin e pestë të Insititutit të Limak për Shërbime të Aeroportit dhe procedura e shumë-pritur e aplikimit do të fillojë më 1 prill 2019.

Të gjithë studentët e interesuar dhe që përmbushin kriteret, mund të aplikojnë ‘online’ duke plotësuar formën e aplikimit, të gatshme në uebfaqen zyrtare të Institutit të Limak për Shërbime të Aeroportit. Për më shumë, nëse ju nevojitet përkrahje në plotësimin e formës së aplikimit, luteni të këshilloheni me Qendrat Informative të Limak ASI, të vendosura në ndërtesën e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik dhe / ose Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Prishtinës.

Limak ASI bashkëorganizohet nga Limak, Instituti ENAC në Francë, Universiteti Bogazici, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Përgjatë programit, studentëve u ofrohet mundësi unike për certifikim të akredituar ndërkombëtarisht në fushën e menaxhimit dhe shërbimit të aeroporteve nga Instituti ENAC nga Franca dhe Universiteti Bogazici në Turqi.

Ku dhe kush mund të aplikojë?

Procesi i aplikimit fillon më 1 Prill dhe përfundon më 19 Prill 2019. Të gjithë studentët mund të aplikojnë duke plotësuar formën e aplikimit ‘online’, të publikuar në www.limakasi.com. Luteni të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara dhe të dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara, bashkë me formën e aplikimit.

Kush mund të aplikojë?

Studentët në vitin e fundit të studimeve bachelor në njërin prej Fakulteteve në vijim të Universitetit të Prishtinës: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore.

Pse të aplikoni?

Është një nga mundësitë më të mira për zhvillim për studentët në Kosovë. Limak ASI përfaqëson mundësinë më të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe professional në fushën e shërbimeve të aeroportit. Programi ofron mundësinë e pajisjes me certifikata në fushën e shërbimeve të Aeroportit, të vlefshme në të gjitha shtetet Evropiane.

Si të aplikoni?

- Plotësoni formën e aplikimit;

- Skanoni dhe dorëzoni kopjen e transkriptit të notave;

- Skanoni dhe dorëzoni ID-në studentore;

Pas aplikimit?

Studentët do të marrin pjesë në testet e gjuhës angleze dhe të njohurive të përgjithshme. Studentët me rezultatet më të mira, do të intervistohen nga paneli intervistues, i përbërë nga të gjithë bashkëpunëtorët e projektit.

We believe
in Excellence