Aplikimi

Rregullat

Studentët të cilët ftohen në intervistë duhet të kenë me vete deklaratën që nuk janë nën hetime në ditën e intervistës.

Limak ISA siguron mundësi fer dhe trajtim të barabartë për të gjithë personat pa marrë parasysh racën, religjionin, gjininë, prejardhjen kombëtare, moshën, aftësitë e kufizuara, përkatësinë politike, statusit martesor, apo orientimit seksual.

Të gjitha dokumentat e kërkuara (Pasaporta, Indeksi i Universitetit, Deklarata për Hetime, dhe të gjitha dokumentat tjera të kërkuara nga Limak ISA që janë të nevojshme) për identifikim dhe të drejtë aplikimi duhet të sigurohen para intervistës së parë të organizuar nga Limak ISA.

Aplikantët e kanë të ndaluar të përdorin çfarëdo pajisje elektronike në cilindo test apo intervistë të organizuar nga Limak ISA. Ndonjë pajisje për ndonjë përdorim specifik do të komunikohet dhe lejohet nga Limak ISA para organizimit të ndonjë vlerësimi, testi apo interviste. 

Aplikantët lejojnë të i nënshtrohen kontrollit fizik dhe të hetimit të të kaluarës së tyre para testeve që të vërtetohet pajtueshmëria e këtyre kushteve.

Çdo ankesë në lidhje me Limak ISA mund të dërgohet te ekipi jonë i mbështetjes: 
info@limakasi.com. Nuk ka garanci për zgjidhje. Çdo rast do të trajtohet individualisht, dhe aplikuesi do të jetë në kontakt gjithashtu.

Këto kushte mund të ndryshohen. Çdo ndryshim/azhurnim në këto kushte do të komunikohet në mënyrë të rregullt te të gjitha palët e përfshira.

We believe
in Excellence