Aplikimi

Limak me studentë nga Kosova vizitojnë Francën

Rreth 30 studentë nga fakultete të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, ka kohë që po ndjekin ligjëratat e organizuara nga kompania Limak në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ në kuadër të Institutit të Limak për Shërbime të Aeroportit, i themeluar tri vite më parë.

Ligjerata nga Instituti ENAC në Francë dhe Universiteti Bogazici në Turqi, puna praktike dhe mundësia për punësim, janë vetëm disa nga pjesët e programit të organizuar nga kompania Limak me Universitetin e Prishtinës dhe një numër partnerësh ndërkaq, 10 më të mirët ishin përzgjedhur të marrin pjesë në vizitën studimore në Lyon, Francë. Studentët, gjatë vizitës, patën mundësi të vizitojnë disa qytete si dhe të shohin nga afër ambientet, funksionimin dhe operimet në Aerportin e Lyon.

‘Ne kemi themeluar Institutin e Limak për Shërbime të Aeroportit me qëllim të zhvillimit profesional dhe akademik të studentëve Kosovar. Jemi pjesë e komunitetit andaj e ndjejmë obligim që në komunitet të investojmë.’, thotë z. Haldun Firat Kokturk, Drejtor Ekzekutiv në Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Më shumë se 90 studentë ishin pjesë e tri edicioneve të Limak ASI dhe shumë prej tyre, pas përfundimit të programit të këtij Instituti, janë bërë pjesë e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

‘Programe të tilla janë të rëndësisë së vecantë, duke qenë se zhvillojnë aftësi më specifike të studentëve, në pajtim me kërkesat e tregut të punës. Jemi shumë të lumtur për suksesin dhe të arriturat e studentëve brenda programit të Limak ASI.’, thotë Prof. Ass. Dr. Teuta Pustina, Prorektore për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Programi i Limak ASI ishte themeluar në vitin 2015 me iniciativw tw kompanisw Limak nw Kosovw dhe nw bashkwpunim me Universitetin e Prishtinws, Ministrinw e Arsimit, Shkencws dhe Teknologjisw, Universitetin Bogazici dhe Institutin ENAC.

Përgjatë programit, studentëve u ofrohet një mundësi unike për certifikim të pranuar ndërkombëtarisht për menaxhim aeroportual nga Instituti ENAC ne France dhe Universiteti Bogazici ne Turqi. Pas certifikimit, studentët kanë mundësinë e të qenit pjesë e internship programeve me pagesë, në departamente të ndryshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe më të mirëve u ofrohet punësim.

Themelimi i Limak Institutit për Shërbime të Aeroportit, është një ndër angazhimet kryesore të grupit Limak në Kosovë, pas hapjes së terminalit më modern në Ballkan, atij të Limak Kosova Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në vitin 2013.

We believe
in Excellence