Aplikimi

Prezantim i Limak ASI - Biblioteka Kombëtare - 2017

Të nderuar studentë,

Ftoheni të merrni pjesë në prezantimin e Limak ASI, institutit të parë për shërbime të aeroportit në Kosovë, me datën 23 shkurt në ora 14:00, në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Në këtë prezantim ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët që I përkasin njësive akademike si më poshtë dhe që janë duke vijuar vitin e fundit të studimeve.

  1. Fakulteti Ekonomik
  2. Fakulteti Juridik
  3. Fakulteti I Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
  4. Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike
  5. Fakulteti I Shkencave Matematike- Natyrore

Me këtë rast, ju mund të merrni përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja si dhe të informoheni më shumë rreth programit mësimor, praktikës si dhe mundësisë së punësimit në Aeroport.
Ky takim është mundësuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës, Universiteti I Prishtinës dhe LIMAK ASI.

We believe
in Excellence