Aplikimi

APLIKONI TANI! AFATI I FUNDIT: 1 MARS 2018

Periudha e Aplikimit ka filluar!

Klikoni këtu dhe plotësoni formën e aplikimit për Limak ASI dhe filloni rrugëtimin tuaj në fushën e shërbimeve të Aeroportit, ose edhe vizitoni vegzën në vijim: http://apply.limakasi.com/ 

Kush mund të aplikojë?

Studentët që janë në vitin e fundit të studimeve bachelor të këtyre fakulteteve të Universitetit të Prishtinës:

- Fakulteti Ekonomik

- Fakulteti Juridik

- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

- Fakulteti i Shkencave Matematikë – Natyrore

- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Pse të aplikoni?

Limak ASI paraqet mundësinë më të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm profesional dhe akademik në fushën e shërbimeve të aeroportit. Programi ofronë mundësinë e pajisjes certifikatë në shërbime të aeroportit, e vlefshme në të gjitha shtetet Evropiane. Pas trajnimit, studentët vazhdojnë praktikën tre mujore në Aeroportin e Prishtinës dhe më të mirëve u mundësohet punësim. Gjatë programit, studentët marrin pjesë në një numër vizitash studimore në vend dhe jashtë.

Cka nevojitet për aplikim?

- Plotësimi i formës së aplikimit online;

- Kopje e skanuar e transkriptës së notave;

- Kopje e skanuar e IDsë së Universitetit;

*Luteni të keni parasysh që vetë fajlla në formatin 'pdf' mund të ngarkohen gjatë aplikimit.

Pas aplikimit?

Studentët më të mirë marrin pjesë në testin e gjuhës angleze dhe atë të njohurive të përgjithshme, më 11 Mars 2018.

We believe
in Excellence