Aplikimi

Procedura e Aplikimit

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që janë duke ndjekur ligjëratat e vitit të fundit akademik të drejtimit të tyre të fakulteteve të mëposhtme:

- Fakultetit Ekonomik
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
- Fakulteti i Shencave Matematikore dhe Natyrore
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Aplikantët duhet të jenë shtetas të Kosovës dhe të kenë Pasaportë të kosovës.

Studentët që duan të apolikojnë në Limak ISA duhet të sigurojnë
- Numrin e Indeksit të UP-së dhe kopjen e saj
- 1 fotografi
- Dokumentet që tregojnë Notën Mesatare të Përgjithshme
- Forma e Aplikimit (sigurohet nga LimakISA)

Aplikimi fillon më 22 shtator 2014, dhe përfundon më 10 tetor 2014. Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në person në shtandin e LimakISA që është në dispozicion nga ora 09:000 deri në 15:00 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

300 studentët më të suksesshëm (150 nga Fakulteti Ekonomik, 50 nga Fakulteti Juridik, 40 nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, 35 nga Fakulteti i Shkencave Matematikore dhe Natyrore, 25 nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike) varësisht nga nota e tyre mesatare do të kenë rastin të i parashtrohen Testit të gjuhës Angleze më 18 Tetor 2014, i cili do të mbahet në auditoriumet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës. Koha dhe auditoriumet do të shpallen së bashku me listën e studentëve të sukseshëm më 13 tetor 2014 këtu në këtë webfaqe. Studentët të cilët e kanë notën mesatare të njejtë me studentët e fundit në listë do të shtohen në listë.

120 studentët të cilët kanë më së shumti poena në testin e gjuhës Angleze do të ftohen në testin e Aftësive të Përgjithshme (50 nga Fakulteti Ekonomik, 25 nga Fakulteti Juridik, 20 nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, 15 nga Fakulteti i Shkencave Matematikore dhe Natyrore, 10 nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike) i cili do të mbahet më 25 tetor 2014. 

70 studentët të cilët kanë më së shumti poena në testin e Aftësive të Përgjithshme do të ftohen në intervistë (30 nga Fakulteti Ekonomik, 15 nga Fakulteti Juridik, 10 nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, 8 nga Fakulteti i Shkencave Matematikore dhe Natyrore, 7 nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike) të cilat do të mbahen më 30 dhe 31 tetor 2014. 

Studentët që kanë poenat e njejta të testit me studentin e fundit në listë do të shtohen në listë. Të gjitha rezultatet e provimeve do të publikohen këtu në këtë webfaqe. 

We believe
in Excellence